\

Procedurat e regjistrimit

Vendore dhe ndërkombëtare

Njoftim
Akti themelues me nënshkrimet origjinale duhet të dorëzohet në departamentin për OJQ, me rastin e tërheqjes së certifikatës së regjistrimit të OJQ-së.

a) Shoqatë dhe Fondacion

  1. Akti Themelues i nënshkruar;
  2. Statuti për Shoqatë;
  3. Statuti për Fondacion;
  4. Statuti për Institut;
  5. Fotokopja e letërnjoftimeve të themeluesve;

b) Shoqatë me themelues personat juridik (Asociacione, Unione, Liga, Federata, Rrjetet)

  1. Akti Themelues i nënshkruar;
  2. Statuti i OJQ-së;
  3. Themeluesit, të kenë vendimin për caktimin e personit që përfaqëson shoqatën në këtë rrjet (emri i OJQ-së, emri dhe mbiemri te përfaqësuesit të autorizuar, numri i letërnjoftimit, nënshkrimin, se paku 5 anëtar) dhe kopja e letërnjoftimit të personit përfaqësues. Fotokopja e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së themeluese;
  4. Fotokopja e letërnjoftimeve të themeluesve.
1.   Dokumentet si më poshtë duhet të plotësohen vetëm nga selia qendrore e OJQ- së, Deklaratë zyrtare e cila konfirmon:
  • Qëllimet dhe fushëveprimtaria e organizatës për degën në Kosovë;
  • Detajet kontaktuese të përfaqësuesit të autorizuar të organizatës në Kosovë. Nëse përfaqësuesi OJQ-së në Kosovë, nuk është shtetas i Kosovës, duhet që ta dëshmon se është lajmëruar më parë në zyrën kompetente për të huaj;
  • Deklaratën se OJQ-ja nuk do të përdorë pasurinë dhe të ardhurat e OJQ-së për të siguruar përfitime, direkt ose tërthorazi për ndonjë themelues, drejtor, nëpunës, anëtar, punonjës ose donator të OJQ-së;
  • Deklaratën se OJQ-ja, nëse ka shfrytëzuar lehtësi tatimore ose fiskale, donacione publike ose grante nga qeveria, në rast të shpërbërjes e gjithë pasuria e mbetur pas shlyerjes së borxheve të OJQ-së do t’i jepet një OJQ-je tjetër me qëllime të njëjta ose të ngjashme në Republikën e Kosovës;
  • Dëshminë se organizata është e themeluar në një vend tjetër (për shembull, një kopje e regjistrimit të certifikatës vendore e noterizuar, në gjuhën origjinale dhe të përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Kosovës);
  • Shkresën nga selia qendrore për emërimin e përfaqësuesit të autorizuar për Kosovë;
  • Fotokopjen e dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit të autorizuar për Kosovë;

Copyright © 2023 Ministria e Punëve të Brendshme